Deputeti i Shqipnisë përplas për vdekje kambësorin në Tiranë

Nji aksident i randë ka ndodhe mëngjesin e sotëm. Deputeti i Kuvendit të Shqipnisë, Aqif Rakipi, ka aksidentue me pasojë vdekjen nji 53-vjeçar.

Nga raportimet e para mësohet se aksidenti i randë ka ndodhe në aksin Tiranë-Durrës.

Mbas ngjarjes së randë, deputeti Aqif Rakipi, asht paraqite vetë në polici, raportojnë mediat e Shqipnisë.

Njoftimi i Policisë së Shqipnisë:

Rreth orës 04:41 jemi njoftuar se në rrugën interurbane kryesore Vorë-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës, konkretisht përballë me tregun ushqimor, ka ndodhur një aksident automobilistik. Menjëherë është nisur patrulla e policisë për të verifikuar informacionin, e cila pak minuta më vonë ka konstatuar një person në rrugë pa shenja jete dhe në këto momente, afërsisht në orën 04:51 minuta, Komisariati i Policisë Nr.2 ka njoftuar që në këtë komisariat është paraqitur shtetasi A. R., me automjetin e tij tip “Mercedes” (i dëmtuar në pjesën e përparme të tij), i cili deklaroi se ka përplasur një person në autostradë dhe po dorëzohej në komisariat. Ndërkohë është formuar grupi hetimor dhe është kërkuar ndërhyrja e prokurorit të gatshëm, por nuk u mundësua lidhja nëpërmjet celularit, të cilin e kishte të fikur. Në këto kushte u kryen veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes dhe gjatë kryerjes së veprimeve u njoftua Prokurori i Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili pasi u informua për rrethanat dhe veprimet e para, kërkoi që krahas ekspertit autoteknik të policisë të caktoheshin edhe dy ekspertë të tjerë autoteknikë të jashtëm, me qëllim kryerjen e një ekspertimi autoteknik me grup ekspertësh. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që shkaktuan aksidentin rrugor me pasojë vdekjen e këmbësorit S.S., rreth 53 vjeç.

Screenshot_2-5-768x459