Deputeti serb në Kroaci ka nji propozim për serbët e Kosovës

Kryetari i Partisë së Pamvarun Demokratike Serbe (SDSS), njiherit deputet në Kuvendin e Kroacisë, Milorad Pupovac, tha se ka shumë ngjashmëni sa i përket pozitës midis serbëve në Kosovë dhe atyne në Kroaci.

Ai iu bani thirrje serbëve në Kosovë të organizohen dhe të krijojnë institucionet në përputhje me dokumentet ndërkombëtare.

“Me kënaqësi kemi me bashkepunue me ju dhe të shkëmbejmë përvoja, meqë ka shumë ngjashmëni midis pozitës suej dhe tonë (serbëve në Kroaci)”, ka thanë Pupovac në nji intervistë për gazetën “Jedinstvo” në Kosovë.