Deputetja e AAK’s, reagim ndaj kryeministrit Mustafa

Deputetja e AAK’s Time Kadriaj ka reague nëpërmjet nji komunikate për media lidhun me siç thuhet “fenomenin e kushtëzimeve që po ju bëhen disa punonjësve nga qeveria e Isa Mustafës”.

“Kam mendue se mbas rrximit të regjimit të Milosevicit, shantazhet dhe kushtëzimet për vende të punës kanë përfundue. Por, çuditnisht këto dukuni po vazhdojnë edhe sot. Isa Mustafa, të gjitha institucioneve përgjegjëse për demarkacion, eksperteve dhe të punësuemve, ju ka thanë: ‘o mbrojeni demarkacionin simbas versionit të komisionit qeveritar o shkoni në shtëpi’.

E, si deputete e Kuvendit të Kosovës kam nji lutje për të gjithë keta persona, mos bini pre e politikës ditore se kufini asht nji!! Kullë, Zhlep dhe Çakorr:, thuhet në deklaratën e deputetes Kadriaj, që AAK ua ka dërgue mediave.