Deputetja e LDK’s: Opozita don me u faktorizue me çashtje që s’kanë mendim të tyne

Deputetja e LDK’s, Njomza Emini, ka thanë se Opozita aktuale asht e ç’orientueme dhe po lufton për mbijetesë e jo për interesin e shtetit dhe të qytetarëve.

Simbas saj, AAK, Vetëvendosje dhe NISMA po mundohen me u faktorizue tue ngritë çashtje, për të cilat s’kanë as mendim të tyne.

“Aktualisht, kemi nji opozitë të ç’orientueme. Në luftë me njana-tjetrën se kush po e mbizotnon skenën opozitare”, ka vlerësue deputetja e LDK’s.

Simbas saj, këto tri parti opozitare u prishën për shkak se formuen “Qeverinë” imagjinare, por s’u pajtuen për pozitat përkatëse.

“Demarkacioni s’asht problem i Opozitës. Problemi i tyne asht bajraktarizmi”, ka thanë ajo.