Deputetja e LDK’s tregon cilat komuna ka m’i fitue kjo parti

Deputetja e LDK’s, Valentina Bunjaku Rexhepi, ka thanë se LDK’ja asht mobilizue për zgjedhjet lokale dhe se ka fitue besimin e atyne qytetarëve nga komunat që nuk qeverisen nga LDK’ja.

“LDK ka ba të gjitha pregaditjet për zgjedhjet lokale. Mobilizimi i strukturave asht maksimal dhe presim m’i ruejt qytetet ku qeverisim na”, ka thanë ajo në nji prononcim për gazetën “Bota sot”.

Po ashtu, Bunjaku Rexhepi, ka thanë se në këto zgjedhje lokale pritet që LDK’ja me i rithye dy komunat, atë të Prizrenit si dhe kryeqytetin.

“Kandidatët për kryetarë nga LDK janë njerëz të dëshmuem dhe me bagazh profesional e politik. Presim me i rikthye sigurt Prizrenin dhe Prishtinën”, ka deklarue ajo.

Po ashtu, ajo ka thanë se LDK’ja pret me i rifitue Gjilanin dhe Dardanën.