Deputetja e PDK’s, Deliu-Kodra, akuza të randa ndaj VV’s, i drejtohet edhe Rexhep Selimit

Deputetja e PDK’s, Blerta Deliu- Kodra ka drejtue akuza në drejtim të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo ka thanë se “nëse vlerat e UÇK’s kane mbetë të mbrohen nga deputetët e LVV’s, atëherë nuk kam çfarë me komentue”.

Deliu- Kodra ka shtue se vlerat e UÇK’s mbrohen nga ata që e themeluen atë.

Ndërsa, gjatë fjalës së saj, deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka qeshë.

Por, menjiherë ka reague Deliu- Kodra, tue i thanë: “Ju edhe mundeni me qeshëi z. Selimi, por ti vetë ke qenë pjesë e UÇK’s së bashku me familjarët e mi, me Ilaz Kodrën. Dhe, unë sot turpnohem se qysh mundesh me qendrue në afërsinë e atyne që po shkatërrojnë vendin”.