Deputetja e PDK’s: Jemi në krizë (foto)

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, ish-zavendëskryetare e Komisionit për Buxhet dhe Financa, Safete Hadërgjonaj, ka thanë se vonesa për krijimin e institucioneve të reja ju dërgon mesazhe negative investitorëve, e damton kredibilitetin e vendit te ndërkombëtarët, edhe ekonominë, e rritë edhe ma shumë deficitin tregtar, rrezikon partneritetin me institucionet financiare ndërkombëtare, e damton zhvillimin e biznisit në Kosovë, si dhe thellon edhe ma tutje shkallën e naltë të papunësisë.

Hadërgjonaj për ‘Epokën e Re’, ka folë për krizën financiare që ka kaplue ‘Infrakos’ dhe ‘Trainkos’ dhe ka thanë se ndërmarrjet publike duhen m’i sigurue pagat e të punësuemve të vetë me punën e tyne.

Megjithatë, ajo ka theksue se ndoshta me rishikim të buxhetit duhet të subvencionohen prapë këto ndërmarrje që të dalin nga kriza.