Deputetja Osmani: Ky asht kriteri i fundit për liberalizimin e vizave

Ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, nuk asht kriteri i fundit para liberalizimit të vizave siç proklamohet nga Qeveria, ka thanë Vjosa Osmani për “Indeksonline”.

Osmani ka thanë se asht vetëm iluzion i zyrtarëve të qeverisë, të cilët pohojnë se votimi i Demarkacionit asht kriteri i fundit i mbetun para liberalizimit.

Simbas saj, kriteri i fundit asht ai luftimit të korrupcionit dhe krimit të organizuem, e që Qeveria e Kosovës, ka me pasë shumë të vështirë plotësimin e tij si kriter, sepse kjo i bjen që duhet të shkarkohen nga pozitat nji numër i madh i zyrtarëve të naltë në qeveri, të cilët janë të përfshime në korrupcion dhe krim të organizuem.

“Ne fakt, fjalimi i Shefes së re të Zyrës së BE’s në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe i tanë folësve te tjerë ne konferencën për MSA’ne vetëm sa e përforcoi vlerësimin se pengesa kryesore për liberalizim te vizave asht krimi dhe korrupcioni. Demarkacioni po përdoret si fasade për te mbulue problemin e vërtetë qe po e pengon liberalizimin, e qe janë pikërisht këto fenomene negative”, ka thanë deputetja Osmani.