Der Spiegel: Qe tri prokuroret “speciale” që e luftojnë shtetin mafioz – Maqedoninë

Revista e njohun gjermane “Der Spiegel” u kushtoi një shkrim prokuroreve “speciale” që po përballen me krimin dhe mafian që ka depërtue deri në nivelet e nalta shtetnore në Maqedoni.

Janë 3 femna prokurore, që kane spikatë me vendimet e tyne për me çue para drejtësisë emna të njohun të politikës dhe botës së krimit.

Prokurorja kryesore Katica Janeva 51 vjeçare, thotë për revistën gjermane se “Drejtësia ka me fitue”, se qysh tha ajo, “ndihem e lirë dhe e fortë, sepse Kushtetuta dhe ligjet janë në anën time. Nëse të tjerët heshtin, unë do flas”.

Prokurorja tjetër asht shqiptarja Fatime Fetai 31 vjeçare. Ajo u bë e njohun me hetimet për mashtrim zgjedhor të njohun si “Titanik”, tue çue para drejtësisë ish-ministra e zyrtarë të naltë shtetnor, përfshi ish-ministren e Mbrendshme Gordana Jankullovska.

E treta asht Lence Ristoska 33 vjeçare, e cila gjithashtu po heton disa raste kriminale, ku dyshohet se janë përfshi edhe zyrtarë të naltë të Qeverisë Gruesvki, qysh rezulton nga disa përgjime të publikueme nga opozita maqedonase.