Der Standard: As milionat e BE’s e t’Amerikës, s’e ndalin korrupcionin n’Kosovë

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkueme t’Amerikës po japin qinda miliona euro në adresë të shtetit ma të ri n’Europë, Kosovës, por ky vend nuk po e gjen zgjidhjen e problemit sesi të dilet nga korrupcioni.

Me kësi vlerësimi e nis nji shkrim kushtue situatës aktuale në Kosovë, gazeta austriake “Der Standard”

Për të luftue këtë dukuni në baza vjetore Bashkimi Europian jep 70 milionë euro, ndërsa Amerika mbi 20 milionë, i ka thanë gazetës përfaqësuesi i BE’s , Samuel Zbogar.

Këtë ndihmë “Der Standard” e quen të pashoqe, porse pos në luftimin e korrupcionit, përshkruhet se as në aspektin ekonomik Kosova nuk po gjen dalje nga kriza.

Si shpresë për rritjen ekonomike shihet privatizimi i “Brezovicës” por edhe këtu prestigjiozja austriake shkruen se po humbet durimi.

Si shpjegim për situatën, thuhet se janë negative edhe shifrat që BE i jep për papunësinë në Kosovë, me 2014 thuhet se niveli i përgjithshëm i papunësisë ishte 35 për qind derisa simbas gazetës 65 përqind e popullatës nga 15 deri në 24 vjeçar kurrë nuk e kanë pasë nji punë.