“Der Standard”: Maqedonia shkon kah ukrainizimi

prokuroret

Gazeta Austriake “Der Standard” analizon se, “Maqedonia me krizën aktuale politike luhatet midis Perëndimit dhe Lindjes”.
“Maqedonia asht në gjendje të pasigurt jo vetëm nga gjendja e mbrendshme politike, por edhe nga ajo gjeopolitike. Vetoja Greke për hymjen në NATO dhe BE për shkak problemit me emnin, shkaktoi luhatje në vend midis interesave të Perëndimit dhe të Lindjes.
Rusia e mbështet qëndrimin e VMRO-DPMNE sunduese për zgjedhjet me 5 Qershor. BE dhe SHBA duen me i shty zgjedhjet. Kjo ka me ndodhe edhe për shkak se LSDM opozitare mundet me frenue nënshkrimin e listave zgjedhore në komisionin zgjedhor.
SHBA tradicionalisht në rajon i përkrahin Shqiptarët.

“(…) Partia ma e madhe Shqiptare BDI asht disi si partner i Perëndimit në Qeveri. Por, qyshkur kryetari Ivanov shpalli faljen e politikanëve të dyshuem për korrupsion, BDI u ba faktor vendimtar. Tash  Perëndimi kërkon nga kjo parti me dal prej koalicionit me DPMNE”.

Simbas “Der Standard”, “ma se i qartë asht pozicioni kundërshtues i BE dhe i SHBA nga njana anë, dhe e Rusisë nga ana tjetër në krizën politike të Maqedonisë. Në Maqedoni nuk bahet fjalë vetëm për afatin zgjedhor ose për ardhmëninë e partive, por për sfera të interesit”.
Në këtë kontekst, “Der Standard” vëren edhe afërsi në qëndrimet midis politikanëve udhëheqës të vendeve të caktuara.

“(…) Pasi që OSBE jepte shej se e mbështete shoqninë civile, ambasadori rus protestoi te Sekretari Gjeneral i OSBE. Narrativi rus për “manipulimin nga jashtë” na e përkujton retorikën e kryetarit Ivanov. Në fjalimin e mbajtun me  “qytetarët” lidhun me amnistinë, Ivanov pohonte se kriza asht krijue nga jashtë”.
“Ivanov edhe në fjalimin e Kallnorit kritikonte përziemjen e ambasadave të hueja, të cilat së pari e shkaktuen krizën, ndërsa mandej u paraqitën  si zgjidhës të saj, sepse e formuen  prokurorinë  publike jo të ligjshme. Ashiqare duket se për Ivanov intervenimi i paradokohshëm i Perëndimit i asht ba therrë në sy. Ai po ashtu mendon se Marrëveshja e Përzhinës  për të cilën ndërmjetësoi komisari i BE Johannes Han, vetëmsa i ka shtue  tensionet”, shkruen “Der Standard”.