Dërguti: Javën e ardhshme takohen liderët politikë

Javën e ardhshme mundet me ndodhe nji takim në mes liderëve të pozitës dhe opozitës për çashtjen e demarkacionit me Malin e Zi, kështu asht shpreh deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, mbasi asht pyet nga Televizioni Rrokum gjatë nji konference për media.

Dërguti, foli edhe për marrëveshjen e targave e arritun me 14 Shtator në mes Kosovës dhe Serbisë, tu e quejt si të turpshme dhe jo reciproke.

Ndërsa, sa i përket kishës ortodokse në oborrin e UP’s, Dërguti tha se objekti asht i gjenocidit e që çon traumën e çdo shqiptari dhe nuk mund të quhet kishë mbasi që nuk posedon leje ndërtimi.

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës të Ejten e ka ndërprere aktivitetin e pastrimit të oborrit te Kisha Ortodokse në kampusin e Universitetit të Prishtinës, mbasi personat që kanë punue në pastrimin e objektit kanë refuzue të legjitimohen./Rrokum.TV