Derguti: Jemi t’interesuem me zgjidhe çashtjen e demarkacionit, por s’pari me u kthye n’piken zero

Aida Derguti, Nenkryetare e Kuvendit te Kosoves, e ftueme ne Rrokum Roll ka fole per Cashtjen e Demarkacionit, por edhe nji sere temash qe jane aktuale ne proceset politike ne vend.

“Presiedenti Thaci po tenton me ja hedh fajin Kuvendit per marreveshjen e Demarkacionit”, ka thane Derguti, tue shtue se per kete marreveshje jane dy fajtore e qe jane Hashim Thaci dhe Murat Meha.

Derisa per intervenimin e policise ne zyrat e VV’s ajo ka thane se vete intervenimi i FITI’it, njisi e policise kunder terroristeve ne Vetevendosje ka tregue se ata po mundohen Vetevendosjen me shpalle me akuza per terrorizem, por simbas saj, ky veprim asht i ulet.

Derisa Derguti ka thane se Vetevendosje nuk ka dore ne sulmin ndaj RTK’s tue shtue se ne fund kane me dale te pafajshem ata aktivist qe po mbahen padrejtesisht ne burg.

Ajo ka thane se jane kritik ndaj RTK’s por jo me me perdore metoden me sulmue, tue shtue se shquhen per aksione ne pike te dites por jo naten.

Derisa per kishen e cila asht ne kampusin e UP’s, ka thane se Komuna e Prishtines i asht qas ketij objekti si cdo tjeter i cili asht pa leje.

Ajo ka thane se edhe kete objekt ka me trajtue si objekt pa leje dhe ne pajtim me dispozitat ligjore.

Deputetja e VV’s ka thane se figura e Thacit asht tragjiko-komike per cdo gja ne Kosove, tue shtue se ai asht i mire dhe ndigjueshem vetem kur jane intersat me Serbine.