Dërguti prej Studimes: Edhe pa ftesë, na i kujtuem e nderuem të ranët

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës / deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti ka theksoi se Masakra e Studimes në komunën e Vushtrrisë asht nji nga ngjarjet ma të tmerrshme gjatë luftës.

Ajo theksoi se Kuvendi Komunal i Vushtrrisë si organizator i tubimit përkujtimor, dërgon ftesa në mënyrë selective, tue e lanë pa ftesë Lëvizjen Vetëvendosje ashtu si ban çdo vit!

Postimi i plotë në Facebook:

Sot shkuam në përvjetorin e masakrës së Studimes. Kjo datë shënon një nga ngjarjet më të tmerrshme gjatë luftës në komunën e Vushtrrisë. Brenda një dite u vranë 116 civilë, veç për faktin se ishin shqiptarë. Askush nuk i pyeti për bindjet e tyre politike e as se cilës parti i takojnë.
Pas 17 vitesh, KK e Vushtrrisë si organizatore e tubimit përkujtimor, dërgon ftesa në mënyrë selektive, duke e lënë pa ftesë Lëvizjen VETËVENDOSJE! ashtu siç bën çdo vit.
Sidoqoftë, ne shkuam pa ftesë, që t’i kujtojmë dhe nderojmë të rënët. Të rënët janë gjurma e luftës e sakrificës në histori, vula e lirisë e mbuluar me gjak.
Lavdi!

 

derguti