Deri tash, ky asht numri i viktimave nga ‘Irma’

Nurmi i të vdekunve nga uragani Irma ka arritë në 45 veta, përfshi 10 në Shtetet e Bashkueme, mbasi stuhia që ka zbarkue në Karaibe, ka godit edhe Florida’n, Georgian dhe Karolinën Jugore.

Të Martën, Irma asht shndërrue n’erë tropikale, por ka ende fuqi për me shkaktue dame.

Zyrtarët thanë se stuhia ka marrë shtatë jetë njerëzish në Florida, dy në Georgia dhe nji në Karolinën Jugore.

Agjencia Federale e SHBA’ve për Menaxhimin e Emergjencave tha se nji në katër shtëpi në Florida Keys asht shkatërrue nga Irma, ndërsa 60 përqind e shtëpive në këtë grup ishujsh kanë pësue dame.

Po ashtu llogaritet se 13 milionë banorë të Florida’s mbeten pa energji elektrike.

Kuba tha sot se 12 njerëz kanë vdek në këtë vend gjatë fundjavës – kur ka zbarkue uragani i kategorisë 4 – tue çue në 35 numrin e të vdekunve në Karaibe.

Britania, Franca dhe Holanda, të cilat kanë territore në Karaibe, kanë nis tashma ndihma.

 

Shperndaje në: