Derisa Amerika voton, Rusia bombardon

Rusia ka kërcënue se ka me nisë nji “shkallë të gjanë” të sulmeve ajrore me raketa n’Aleppo për me përkue me zgjedhjet amerikane, simbas raporteve të mediave nga Moska.

Sulmet, që u parashikuen nga mëngjesi i së Martes, kanë me i pasë në shënjestër grupet rebele në perfieri të Aleppos, transmeton Rrokum.TV.

Siç thuhet nga zyrtarët ushtarakë për mediat ruse, sulmi n’Aleppo ka me qenë nji shfaqje e fuqisë dhe aftësive ushtarake ruse, pikërisht në ditën e zgjedhjeve të SHBA’ve. /TheGuardian