Deshmia tronditëse e vajzave: Jemi detyru me pa pornografi

Policia ka marrë deshmitë e vajzave të jetimores në Shkodër të cilat dyshohet se janë abuzue me to seksualisht.

Vajzat të moshës 6, 8 dhe 11 vjet kanë deklaru në polici se janë detyrue për me pa filma porno.

Simbas tyne, në jetimore ka pasë platformë dixhitale dhe femijët ma të mëdhaj i detyronin për me pa filma erotikë.

Ngjarja ka ndodh simbas tyne, kur kujdestaret nuk ndodheshin në jetimore.

Nderkohë për këtë ngjarje, policia ekzekutoi sot urdhëndalimin per ish-drejtoreshen e Qendrës Rezidenciale për Femijë, Shkodër dhe 4 punëtore të Qendrës.