Dëshmitë e çamëve: Premje krenash, nxjerrje foshnjesh nga barku…Qysh na masakruen grekët

Ditën e djeshme në “Opinion” u shfaqën disa dëshmi të rralla të çamëve të mbijetuem nga gjenocidi grek mbi popullsinë shqiptare myslimane në Çamëri mbas Luftës së Dytë Botnore.

Ata kallxojnë se qysh trupat e Napoleon Zervës, kanë vra shqiptarë dhe kanë krye tmerre nga ma të çmendunat.

Ata kallxojnë se grave shtatzana ju nxjerreshin foshnjet nga barku. Nji i mbijetuem kallxon se qysh gjatë marshimit, ushtarët grekë morën nji grue shtatzanë dhe ja nxorën foshnjën nga barku tue ja ça me thikë dhe mandej ia shkelnin me kambë derisa ajo jepte shpirt.