Dështimi i drejtësisë – shqetësues për Kosovën

Lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuem, ndëshkimi i shkelësve të ligjit dhe llogaridhanja janë pikat kryesore që duhet me pas të gjitha institucionët e drejtësisë, në të kundërten rruga drejtë Bashkimit Europian asht shumë larg.

Kështu u tha në nji tryezë të organizueme nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, me temën “Ligjshmëria e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial” me fokus të veçantë të luftimi apo promovimi i korrupsionit.

Ambasadori i SHBA’ve në Kosovë Greg Delawie, tha se duhet bashkëpunim i të gjitha institucionëve për me luftue korrupsionin.

“Luftimi i Korrupsionit kërkon qasje gjithpërfshirëse të tanë Qeverisë. Asnji institucion nuk mundet me e lufteue i vetëm atë, prandaj nevojitet përkrahje nga Qeveria dhe Shoqnia Civile. Kosova mundet me luftue korrupsionin. Jemi të qartë, se nuk po them eleminimin, sepse shfarosja e tij në tanësi asht e pamundun në Kosovë. Pamvarsisht pozitës, çdo njeri që kapet tue ba korrupsion duhet dënue”, tha Delawie.

Ndërsa Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, shprehet i shqetësuem për dështimin e institucioneve të Gjyqësisë.

Njajtë si Delawie edhe ambasadori O’Connell tha se duhet me u ndëshkue shkelësit e ligjit, simbas tij duhet punue pa pushim që drejtësia të mos njeh emna dhe as pozita.

Nga ana tjetër kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi tha se korrupsioni ka nji impakt shkatërrues mbi sundimin e ligjit.

Por tue i pas parasysh gjitha këto ankesa dhe debate duket se Ambasadori Delawie ishte shumë i zanë, ose edhe u mërzit nga to.

Të pranishëm në këtë konferencë ishin Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, Kryetar i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, si dhe shumë përqafësues të institucioneve të drejtësisë në Kosovë.