Dështimi në testin PISA, flasin ekspertët e arsimit në MOMENTUM (emisioni i plotë)

Testi i PISA’s dhe deshtimi i studenteve kosovare, ne kete test arsimor ishte tema e debatit sonte ne emisionin politik ne MOMENTUM ne Televizionin Rrokum.

Kushtrim Bajrami nga Qendra per Arsim e Kosoves, ka thane se ky test perfshine tri pjese si leximin, matematiken dhe shkencen.

Ai ka thane se nxanesit kosovare ne aspektin e leximit, kane dale ne vendin e 70’te, pothuej njajte me nxanesit e Libanit.

Simbas tij, si vend jemi larg pakrahasimisht me gjendjen e ulet ne arsim, dhe kjo nderlidhet edhe me shume faktore.

“Sistemi parashkollor ne vend ka mungese te madhe te nxanesve dhe kjo ngecje, ndodhe, edhe per mungese te kopshteve por edhe me faktoret e tjere ne vend”, tha Bajrami.

Jeta Aliu, eksperte e edukimit dhe arsimit, e ka marre se si shembull interesant me studiue Vietnamin, ku jane me t’ardhuna shume me te vogela, dhe ne testin PISA rangohen edhe me Japonine, por edhe me vende tjera ma te zhvillueme.

Aliu ka thane se ne sistemin tone t’arsimit ka shume ngecje, ngase nuk ka trajnime edhe te mesuesve, ku trajnimi duhet me qene i vazhdueshem.

Perderisa Kushtrim Bajrami ka thane se ne te shumten e rasteve trajnimet e mesimdhanesve kane deshtue, ngase nuk asht punue me nevojat te cilat kane qene ne terren.

Derisa kur asht fole per rrogat e mesimdhanesve, asht thane se kane qene te krahasueshme, por se rritja e rrogave nuk asht kompenzue edhe me rritjen e cilesise ne arsim.

Jeta Aliu ka vleresue se ne Kosove, prestigji i mesuesve, asht vogel dhe se nuk e ka trajtimin e duhun ne shoqerine tone.

Ajo ka dhane shembull te mire per Findlanden si nji vend i zhvilluem ku mesuesi e ka trajtimin e duhun profesional ne shoqni.

Ne kete debat ishin te ftuem edhe perfaqesues nga Ministria e Arsimit, por ata nuk kane ngurrue me marre pjese ne kete debat.

Kujtojme se Testi i PISA’s, i cili asht zhvillue ne 72 vendet te botes e ka rreshtue Kosoven ne tri vendet e fundit ne liste. /Rrokum.TV

 

Emisioni i plote:

 

 

Shperndaje në: