Deshtojnë ‘keq’ kandidatët prej Llapi

Në zgjedhjet që janë mbajt më 11 Qershor në të gjitha partitë pati kandidatë që janë nga Podujeva ose e kanë prejardhjen nga kjo trevë.

Por vetëm tre nga ta kanë arritë me marrë votat e mjaftueshme për m’u ba deputet në Kuvendin e Kosovës.

Fidan Rekaliu dhe Doruntinë Maloku nga LDK dhe Saranda Bogujevci nga Lëvizja Vetëvendosje kanë arritë me hy në Parlament.

Nga PDK asnji nga kandidatët nga kjo komunë nuk ka arritë me marrë vota.

Ish komandati i FSK’s Kadri Kastrati ka marrë vetëm 5772 vota, Naim Fetahu ka marrë 7030 vota, Muhamet Latifi 5035 vota, Fadil Fazliu 5072 vota.

Nga AAK deputet nuk ka arritë m’u ba as Fatmir Humolli njani nga ish-komandantët e UÇK’s i cili në këto zgjedhje ka marrë vetëm 4191 vota e as Besnik Tahiri që asht me prejardhje nga kjo komunë e që ka marrë 8078 vota.

Edhe pse Llapi konsiderohet që asht bastion i LDK’s kandidatët e saj që janë nga kjo komunë ose kanë prejardhjen nga Podujeva nuk kanë marrë vota të mjaftueshme, madje Llapi ndëshkoi keq njerëzit e parë të LDK’s me prejardhje nga Llapi.

Sabri Hamiti në këto zgjedhje mori 3103 vota, ish-ministri Skender Hyseni ka marrë vetëm 2068 vota në krejy Kosovën, ish-komandanti i UÇK’s dhe ish deputeti Nuredin Ibishi ka marrë kësaj here 3256 vota, Vezir Januzi 5756 vota, Liman Zeqiri 4878 vota, Sokol Havolli 5859.

Nga LDK deputet ka arritë m’u ba vetëm Fidan Rekaliu dhe e bija e veprimtarit të njoftun Enver Maloku, Doruntinë Maloku.

Nga Lëvizja Vetëvendosje vota ka marrë vetëm Saranda Bogujevci e cila në këto zgjedhje ka dalë me 5858 vota.

Në këtë Lëvizje për herë të parë ka kandidue edhe Ajet Potera, ish epror i UÇK’s.

As Potera nuk ka arritë m’u ba deputet i Kuvendit të Kosovës.

Potera ka marrë besimin e 5780 votuesve ndonëse Lëvizja Vetëvendosje në këtë komunë ka marrë ma shumë se 10 mijë vota.

Vota s’kanë marrë as kandidatët Bajram Ajeti e Shemsije Vokrri./kp/.