Dështojnë zgjedhjet, UP ende pa Rektor

Pamvarësisht zotimeve që banë katër kandidatët, Këshillit Drejtues asnjani nuk ja mbyshi synin që me u ba Rektori Universitetit të Prishtinës.

 

Kandidatët që kanë aplikue për postin e Rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” janë intervistue sot në sallën e Këshillit drejtues të UP’s. Intervistat kanë fillue nga ora 13:00, tue iu lanë hapsinë nga 15 minuta kandidatëve për me i prezantue premtimet e tyne dhe ndryshimet që kanë me i ba në UP nëse ata zgjedhen Rektor.

 

Kandidati i parë ishte Anton Berishaj, para Këshillit Drejtues tha se UP’ja ka funksionue gjithmonë por së fundi ka pas ngecje.

 

Ai bani premtime që nëse bahet Rektor ka me rrit cilësinë, dhe simbas tij UP duhet me kriju nji hapësinë për njerëzit që kanë studiue jasht vendit.

 

Nga ana tjetër edhe profesori i Mikrobiologjisë në Fakultetin e Mjeksisë njihëresh kandidat për Rektor Lul Raka, tha se ndër pikat kryesore gjatë mandatit të tij ka me qenë modernizimi i UP’s.
Simbas Rakës, UP ka me formue trekandëshin Ministria e Arsimit, Këshilli Drejtues, Senati dhe Rektorati.
Ndërsa Naser Sahiti, profesor në Fakultetin e Inxhinirisë Mekanike, shtoi se transformimi i UP’s nga nji institucion kryesor arsimor në atë kërkimor asht njana prej pikave kryesore gjatë mandatit të tij.
Edhe kandidati i fundit Sali Bashota tha se në UP duhet me pas transparencë. Bashota shtoi se nëse bahet Rektor ka me qenë në shërbim të studentëve, profesorëve dhe mediave.

 

Mbas zgjedhjeve, asnjani nga kandidatët për rektor të UP’së nuk e ka arritë numrin e mjaftueshëm të votave, as në rivotimin e dytë.

 

Zgjedhjet u banë mbasi ish-Rektori Ramadan Zejnullahu, ka dhanë dorëheqje nga ky post.