Deshton edhe kësaj here seanca e jashtëzakoshme për Deharin!

Në seancën plenare të sotme në Kuvendin e Kosovës, persëri nuk asht votue për seancën e jashtëzakonshme për rastin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Deharit.

Partitë në pozitë, PDK dhe LDK janë shpreh kundër mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme për rastin e Astrit Deharit, para rezultateve përfundimtare të hetimeve për të.

Zenun Pajaziti ka thanë se tash asht koha për drejtësi dhe u ka ba thirrje deputetëve që rasti i Deharit me ju lanë drejtësisë.

Shefi i grupit parlamentar të LDK’s, Ismet Beqiri, ka thanë se mbas rezultateve përfundimtare, deputetët e partisë së tij kanë me folë për rastin e Deharit.