Dështon seanca për ikjen e Sami Lushtakut nga QKUK

lushtakusami

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe 23 të akuzuem të tjerë për ikjen nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) kanë dalë sot para gjykatës në seancën fillestare për ngjarjet e Majit të vitit 2014, por seanca nuk asht mbajtë për shkak të mungesës së disa prej të akuzuemve.

24 persona, në mesin e tyne edhe Sami Lushtaku, dhe i biri i tij, Mërgimi (tash deputet i Kuvendit të Kosovës), zyrtarë të naltë të Ministrisë së Drejtësisë dhe gardianë, janë të akuzuem nga nji prokuror i EULEX’it për ikjen e Sami Lushtakut, Sahit Jasharit dhe Ismet Haxhës nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK).

Por, tre të akuzuem, Dardan Geci, Myrvete Lushtaku e Skender Tahiri munguen në seancën e sotme dhe kjo e bani të pamundun fillimin e saj.

Seanca e radhës asht caktue të mbahet me 7 Nandor.

Shperndaje në: