Dështon takimi i Mustafës me familjen Rugova, PAN i ka numrat?

Nji takim i planifikuem për sot, në mes Isa Mustafës dhe familjes Rugova nuk asht realizue. Kjo i ka dhanë fund shpresës së LDK’s, për me parandalue PAN’in që me formue qeverinë.

Shpresa e LDK’s për me bindë Teuta Rugovën që mos me i votue institucionet të Ejten dhe të Premten ka dështue. Isa Mustafa nuk ka arritë sot me takue Teuta Rugovën, e as familjen Rugova.

Gazeta Express mëson se ata, familja Rugova, i kanë dërgue mesazh Mustafës që të takohet me Ramush Haradinajn, që të pajtohet me të për me formue qeverinë, sepse nuk kanë pse takohen me Mustafën, nëse kjo marrëveshje nuk arrihet. Burimet e Express thojnë se Isa Mustafa asht tërheqë nga insistimi i tij.