Dështon zgjedhja e drejtorit të Doganës

kamionet dogana

Ministria e Financave ka anulue konkursin për drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës. I njajti, simbas burimeve të “Indeksonline”, pritet që të përsëritet me qëllim të zbatimit të Memorandumit të Mirëkuptimit.

Ministria, të cilën e drejton Avdullah Hoti nuk asht pajtue që mandati për drejtor me ju vazhdue Lulzim Rafunës, derisa ky i fundit kishte përkrahje të madhe nga faktorët ndërkombëtarë në Kosovë.

Ndërkohë, plani i rekrutimit për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Doganës ishte i hartuem nga menaxhmenti i naltë i Ministrisë së Hotit dhe ishte bazuem në standardet dhe përvojat e mahershme.

Ndryshe, Dogana e Kosovës përmes nji njoftimi për media ka ba të ditun se me vendimin e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, asht emnue si ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të Doganës, Fahri Gashi.

“Gashi ka me mbajtë këtë pozitë deri në përfundimin e procedurave të përzgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm simbas Kodit Doganor”, thuhej në njoftimin e Doganës.