Detaje nga arrestimi i 5 pjesëtarëve të ISIS nga Maqedonia në Turqi

Ministri i Punëve të Mbrendshme të Maqedonisë Mitko Cavkov ka dalë sot me nji konferencë për shtyp për të dhanë ma shumë detaje rreth akcionit të përbashkët me policinë turke dhe me Interpolin për me i ndalue pesë persona nga Maqedonia që me ju bashkangjitë ISIS’it, transmeton Telegrafi Maqedoni.

”Tre nga të arrestuemit kanë qenë nga Kumanova dhe dy nga Shkupi. Ata kanë qenë tue tentue për me ju bashkue ushtrisë së njohun si ‘Shteti Islamik’.

Gjatë ikjes nga policia turke dhe nga agjentët e Maqedonisë, ata janë lëndue me lëndime të lehta. Mbas arrestimit, këta pesë persona janë transferue në qendrën për të arrestuemit nga shtetet e jashtme në Turqi.

Këta persona janë kthy në Maqedoni nga Turqia dhe dyshohen për nxitje për terrorizëm dhe pjesmarrje në lufta të shteteve tjera.

Gjithashtu, në Maqedoni asht lshue fletarrest edhe për 23 persona që janë veçse në këto lufta. 25 persona nga Maqedonia kanë humbë jetën në luftën e Sirisë.