Detaje të reja të krimit: Kështu e vrau gruen, çikën dhe veten rapsodi kosovar (foto)

Nji tragjedi shqiptare raportohet të ketë ndodhë në Gjermani. Siç shkruejnë mediat lokale në Kosovë, rapsodi i njoftun kosovar, S.V., ka vra gruen, çikën dhe në fund veten, përcjell albinfo.ch.

I ndjeri ishte nga Ferizaj, kurse prej kohësh po jetonte në Gjermani.

Ai kishte qëllue çikën, që kishte vdekë në vend, kurse grueja e tij ishte dërgue në spital. Edhe gjermanët kanë mbetë të tmerruem nga kjo ngjarje.

Edhe ‘Bild.de’, ka raportue për nji tragjedi familjare në jug të Marburg’ut. Policia dhe prokurorët kanë qenë në vendin e krimit dhe janë tue hetue rastin.

Për shkak të gjurmëve, hetuesit e kanë cilësue si ‘krim në mjedisin familjar’. Gjithashtu, edhe arma asht gjetë.

Lajmi për vrasjen e trefishtë, asht ba i ditun në rrjetet sociale, nga nji mik i tashma të ndjerit Sami Veseli.

r_1498991961-572301