Deutsche Welle, padi ndaj ministrisë turke për këtë arsye

Deutsche Welle ka depozitue padinë pranë Gjykatës Civile në Ankara për kthimin e materialit filmik të nji interviste. Ministri turk për Rininë dhe Sportet Akif Cagatay Kilic e konfiskoi regjistrimin.

Mbas regjistrimit të nji interviste televizive për emisionin “Conflict Zone” me Michel Friedmann në Ankara, 5 Shtator, ministri turk për Rininë dhe Sportet Akif Cagatay Kilic, e konfiskoi regjistrimin.

Mandej ministria turke e shkeli nji afat të vedosun nga Deutsche Welle për paraditen e nji dite ma vonë për të dorëzue regjistrimin televiziv. Po ashtu, edhe nji afat i dytë i vendosun nga avokatë të Deutsche Welles u injorue nga pala turke. Tash Deutsche Welle ka ofrue padinë te nji gjykatë në Ankara.

Intendanti i Deutsche Welle’s, Peter Limbourg e dënoi veprimin e autoriteteve turke. “Ky procedim nuk ka të bajë ma me shtet ligjor dhe demokraci. Tash na kërkojmë nga pala turke përmes rrugës ligjore dorëzimin pa vonesë të regjistrimit filmik.”