Dhetë t’arrestuem për sulmet në Bruksel

Policia belge nga e dita e Marte i ka arrestue 10 persona, të cilët dyshohen se kanë të bajnë me sulmet me bomba që ndodhën në kryeqytetin europian – Bruksel, raporton BBC.

 

Simbas policisë,të dyshuemit janë kap në tri shtete të ndryshme të Europës. Shtatë janë arrestue në Bruksel, dy në Gjermani dhe nji në Paris.

 

Policia ka njoftue se hetimet po vazhdojnë për sulmet me bomba të së Martës, ku të vdekun mbetën mbi 30 persona dhe u lënduen ma shumë se 270.

 

Përndryshe, edhe sot asht raportue për nji shpërthim në periferi, Schaerbeek, të Brukselit.

Policia e ka xhirue nji person në stacionin e tramvajit që ishte shtri dhe po e mbante nji çantë të shpinës, në të cilën dyshohet se ka bombë.

 

bruksel bruksel1 bruksel3