Dhetë vatra zjarri mbrenda 24 orëve në Shqipni

Gjatë 24 orëve të fundit kanë shpërthy 10 vatra zjarri në pyje në Vlorë, Shkodër, Durrës, Fier dhe Berat, tue shkaktue dame materiale, njoftojnë Emergjencat Civile.

Për fikjen e zjarrit në krejt operacionet janë angazhue mbi 50 forca zjarrfikëse, 14 automjete, 20 forca të pyjores si dhe banorët e zonës.