Dhezet debati në Serbi, Ruzic: Jovanovic i ka mentorë Thaçin, Haradinajn, Kurtin…

Zavendëskryetari i SPS’it, partisë së Ivica Dacic’it, Branko Ruzic, beson se qëndrimi lideri i LDP, Cedomir Jovanovic, mbi idenë e Dacic’it rreth ndamjes së Kosovës, asht i turpshëm dhe çnjerëzor.

Ai ka thanë se qëndrimi i Ivica Dacic ishte tipik i nji burrështeti dhe politikisht i mençun.

Ruzic tha, se asht e qartë se mentorët e Jovanovic’it, prej të cilëve janë Thaçi, Haradinaj, Kurti ose “liderët e tij të shtetit të vetshpallun”, nuk e kuptojnë “frymën e kohës” në arenën politike globale dhe faktin se stabiliteti politik dhe normalizimi i marrëdhanieve në rajon kërkon guxim politik dhe vizion, transmeton lajmi.net.

Lexo edhe:

“Mshele gojën dhe mos fol ma për ndamjen e Kosovës”