Dhunimet gjatë luftës, rritet numri i mashkujve

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Torturës, edhe njiherë u kërkue që të mbijetuemve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, me ju ofrue përkrahje institucional.

Dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë asht nji prej krimeve që janë krye nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, që ende nuk asht ndëshkue.

Sebahate Pacolli-Krasniqi nga Qendra Kosovare për rehabilitimin e të mbijetuenve të Torturës ka kërkue që institucionet e Kosovës me i njoftë personat e dhunuem seksualisht gjatë luftës, tue zbatue ligjin dhe tue ju ofrue të mbijetuemve nji benificion që me ju mundësue nji mirëqenie të mirë.

“Ka raste edhe të mashkujve që janë lajmërue në qendrën tonë dhe pres që këto raste të rriten, sepse kanë informacione që ka pasë raste të dhunimit të mashkujve”, ka thanë ai.