Dhurata Hoxha i përgjigjet VV’s: Duheni me tregue qysh i çuet në vetvrasje vllaznit Dehari

Ish ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, i asht përgjigje akuzave të ish-drejtoreshës së Arsimit në Prishtinë, Arbërie Nagavci nga Vetëvendosje.

Derisa të Diellën PDK ka akuzue Vetëvendosjen për punësim të militantëve në sektorin e arsimit, ish drejtoresha Nagavci si përgjigje, ministres ne detyre i ka përmende vdekjen e Astrit Deharit.

Kjo ka shty ministren Hoxha që t’i kundërpërgjigjet përmes nji statusi në Facebook, ndërsa ka ba përgjegjëse Vetëvendosjen për çuemjen në vetvrasje të dy vllazënve Dehari.

Statusi i plotë i Hoxhes:

E nderuara Znj. Nagavci, ju jeni munduar të zhvendosni vëmendjen e opinionit publik nga keqpërdorimet e zbuluara në dikasterin të cilin e keni drejtuar ju dhe atë në barrën e një rasti të dhimbshëm.

Vetëm një mendje e sëmurë do të besonte në atë cka thuani ju duke ma lënë mua fajin për vetëvrasjen e Astrit Deharit. Unë nuk e takova asnjëherë të ndjerin, unë nuk e njihja, përgjigjen për arsyet e vetëvrasjes së tij duhet të kenë ata që e takuan shumë herë në qendrën e paraburgimit, e sidomos para ditëve të fundit të tij. Duhet të tregoni pse u vetëvra edhe vëllau i Astritit duke qenë aktivist i juaji?Unë sinqerisht nuk e kuptoj se si jetoni ju me këtë barrë në ndërgjegjen tuaj, a thua çfarë bëtë që dy të rinjë i dërguat drejt vetëvrasjes, apo siç javë më parë thoshte bashkëpartiakja juaj, i dërguat në “vetëflijim”?Për më tepër, nuk e kuptoj se si Shpend Ahmeti asnjëherë nuk dha llogari për vdekjen e dy fëmijëve në gropën e cila nuk u mbyll për shkak edhe të një keqmenaxhimi tjetër në komunën e Prishtinës.Nuk jeni përgjigjur në akuzat e Degës së PDK-së në Prishtinë. Mos e zhvendosni vëmendjen tek një rast i dhimbshëm por merruni me adresimin e këtyre akuzave me fakte nëse keni!