Dialogu Kosovë-Serbi pritet me vazhdue në Qershor?

Në Bruksel asht tue u punue për me fillue nji raund të ri i bisedimeve në nivel të naltë politik mes Kosovës dhe Serbisë, por kjo ka me ndodhë vetëm mbas formimit të qeverisë së re në Beograd.

“Përfaqësuesja e nalttë e BE-së, Federica Mogherini, ka kontaktue të dyja palët për me ju tregue vendimin dhe ka apelue që me u respektue marrëveshjet ashtu siç asht ra dakord”, ka thanë zadhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.

Komisioni Europian tha se, prioritet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë asht zbatimi i marrëveshjeve që janë arritun në takimet e fundit mes kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton Indeksonline.

Mësohet nga qarqet diplomatike të Europës, se BE-ja vazhdon me këmbëngulë në zbatimin e plotë të marrëveshjeve që edhe dialogu me ecë përpara.

Pra, deri në emërimin e nji kryeministri të ri të Serbisë, nuk ka me pas dialog mes vendeve.

Ndërkohë, bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, në nivel teknik, kanë me vahdue në Bruksel.