Dialogu Kosovë-Serbi, qe çka po kërkon Presidenti Thaçi

Këshilltari i presidentit Thaçi, Ardian Arifaj, ka ba me dije se zbatimi i marrëveshjeve të arrituna dhe e ardhmja e procesit të dialogut kanë me qenë tema të diskutimit ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vucic në takimin e sotëm në Bruksel.

Në këtë intervistë dhanë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thanë se presidenti Thaçi po kërkon dialog ma dinamik dhe ma përmbajtjesor.

Simbas Arifajt, Thaçi po kërkon të punohet drejt nji marrëveshje gjithëpërfshimëse politike për normalizim të marrëdhanieve dhe për fqijësi të mirë në mes të Kosovës dhe Serbisë.