“Dialogu me Serbinë me tensione mbas arrestimit të Nehat Thaçit”

Ministrja për Dialog e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, ka pritë në takim njoftues ambasadorin e ri të Norvegjisë për Kosovë, Per Strand Sjaastad, të cilit i uroi mirëseardhje dhe suksese në postin e ri, tue shprehë besimin për vazhdimin e bashkëpunimit dhe për të thellue edhe ma shumë këtë bashkëpunim në t’ardhmen në të tana sferat e randësishme për të dyja vendet.

Tahiri tha se Norvegjia asht mbështetëse e madhe e Kosovës jo vetëm në dimensionin bilateral, por edhe në kuadër të aspiratës së Kosovës për integrime euroatlantike.

“Jemi të bindun në vazhdimin e përkrahjes së vendit tuej në forcimin e shtetit të Kosovës”, tha Tahiri.

Në vazhdim ministrja Tahiri foli për rrjedhat e dialogut për normalizimin e marrëdhanieve fqijësore në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian tue theksue se Kosova vazhdon angazhimin e saj në këtë dialog si nji proces që po i ndihmon Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Europian, fuqizon paqen në rajon si dhe po shtrijmë çdo ditë e ma shumë sovranitetin shtetnor edhe në pjesën veriore të vendit tue shue strukturat paralele dhe integrue komunitetin serb të asaj pjese. Ajo vuni në dokje se kjo fazë e dialogut asht e shoqnueme me tensione të krijueme nga Serbia, e cila ka provokue randë me rastin e arrestimit të zyrtarit të naltë të policisë së Kosovës, Nehat Thaçi, si dhe tue sabotue marrëveshjen për kodin telefonik.

Ndërsa, ambasadori i Mbretnisë së Norvegjisë, Sjaastad shprehu kënaqësinë që asht në krye të Ambasadës Norvegjeze dhe që ka me pasë mundësi të angazhohet për forcimin e matejmë të marrëdhanieve bilaterale mes dy vendeve, ndërkaq siguroi se përkrahja e Qeverisë norvegjeze ka me qenë e vazhdueshme në forcimin e shtetit të Kosovës, përpjekjet për reforma dhe zhvillim në të gjithë sektorët, perspektivën euroatlantike të Kosovës, si dhe në rrugën e integrimit të Kosovës në BE.

Ambasadori Sjaastad, po ashtu ka thanë se Norvegjia asht partnere e randësishme e Kosovës, Norvegjia ka pasë nji prani të randësishme në Ballkanin Perendimor që nga vitet e 90’ta.