Dialogu me Serbinë në nivel presidentësh, mundësi që Thaçi me u faktorizue ndërkombëtarisht

thacipr

Rikqyrja e formatit të dialogut me Serbinë tue e zhvendosun ate në nivel presidencial, kërkesë kjo direkte e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kqyret si përpjekje e tij që me u faktorizue ndërkombëtarisht.

Që nga ardhja e tij në krye të këtij posti, Thaçi po ban përpjekje të shtueme që me ndryshue qasjen ndaj dialogut, edhe pse në vazhdimësi opozita kërkon që mos me u vazhdue ky dialog pa njohjen e Kosovës nga Serbia, shkruen sot gazeta ‘Zeri’.

“Ajo që kam deklarue edhe ma herët dhe që due me fuqizue edhe këtu asht se, ky dialog i Brukselit nuk duhet me u shndërrue në nji proces monoton dhe rutinë. Prandaj, kërkohet avancim i këtij procesi, dinamizëm dhe nji energji e re drejt marrëveshjeve të reja që kishin me çue drejt nji raporti të ri ndërfqinjësor, nji miqësie kosovaro-serbe mes vendeve dhe popujve tanë dhe nji pajtimi mes vendeve dhe popujve tanë”, ka thanë Presidenti Thaçi.