Dialogu me Serbinë veç çka i ka forcue strukturat paralele

Dialogu me Serbinë, i filluem pesë vjet ma parë, nuk ka ndikue në shuemjen e strukturave paralele në Kosovë, por përkundrazi i ka forcue ato.

Kështu mendojnë përfaqësuesit e opozitës dhe ata të shoqnisë civile, ndërsa në Qeverinë “Mustafa” thonë se kjo Qeveri ka ba ma së shumti për zhbamjen e paraleleve.

Dialogu pesëvjeçar me Serbinë nuk ka rezultue me shuemjen e strukturave paralele serbe në Kosovë, pamvarësisht se ky proklamohej si qëllimi kryesor i bisedimeve ndërshtetnore.

Këto struktura janë ende aktive si në komunat veriore ashtu edhe në disa komuna në qendër dhe në lindje të Kosovës.

Qeveria në Prishtinë thotë se dialogu nuk ka me vazhdue në pafundësi, sidomos jo nëse nuk zbatohen marrëveshjet e deritashme. Qeveritarët e përsërisin qëndrimin e tyne se nuk ka me u themelue Asociacioni i Komunave me shumicë serbe pa u shue strukturat paralele./Lajmi.net