Dialogu për bllokadën, qe kur vazhdon n’Vjenë

Tahiri-djuric

Takimi mes përfaqësuesve të Kosovë e Serbisë për zgjidhjen e çashtjes së bllokadës se bame ndaj kamionëve që bartin materie të rrezikshme nga Serbia për në Kosovë, asht planifiku të mbahet javën që vjen në Vjenë, banë të ditun e përditshmja austriake Die Presse.

Bisedimet në Vjenë, që u mbajtën në fillim të javës, do të duhet t’arrijnë në zgjidhje.

“Për javën e ardhshme asht planifiku takimi i radhës”, njofton kjo e përditshme.

Në shkrim thuhet se Prishtina dhe Beogradi, nën ndërmjetësimin e BE’s, do të vazhdojnë dialogun, i cili u ndihmon njanës dhe palës tjetër në rrugën drejtë integrimit në BE.