Dialogu Prishtinë-Beograd nuk bazohet në ultimatume!

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit nuk ka qenë kurrë dhe nuk ka me u bazue në ultimatume.

Kështu i kanë thanë agjencisë serbe të lajmeve Tanjug nga Zyra e Komisionit Europian, mbasi Serbia i ka quejt kushtëzime kërkesat e Kosovës që në dialog të flitet edhe për caktimin e kufinit.

Nga KE poashtu kanë thanë se në fokus të dialogut janë zbatimi i marrëveshjeve për të cilat asht ra dakord.

 “Për momentin nuk flitet për gjanat që do të ndodhin ma vonë”,kanë thanë nga kjo zyre.