Dibër, numërohen 104 qendra votimi, ky kandidat po fiton

Në Dibër vazhdon procesi i numërimit të votave. Deri tash janë numërue 104 qendra votimi nga 118 gjithësej, të cilat i japin avantazh kandidatit socialist.

Simbas të dhanave të fundit, Muharem Rama kryeson me 16.849 vota ndaj rivalit Sherefedin Shehu, me 12.988, me nji diferencë prej 3.861 votash.

Konkretisht, numërimi asht mbyllë në 7 njisi administrative, në të cilat kryeson ndjeshëm kandidati i Pozitës, ndërsa kanë mbetë ende pa u numërue këto njisi administrative: Kastriot, Lurë, Muhurri dhe Sllovë.