Dibrani: Kam ardhe ne Kosove qe peticionin per shkarkimin e Isa Mustafes ta shtri ne tana deget e LDK’s ne Kosove. Peticioni ka me iu dergue PPE

“Isa Mustafa deshiron me i shkaterrue deget e diaspores, per shkak te deshmive qe i kane keto dege per keqperdorimin marramendes te 3 perqindshit nga Isa Mustafa dhe ‘klika’ e tij. Legjitimitetin tim ma ka dhane Kuvendi qe u mbajte me 8 Maj. Kemi qene gjithsej 4 kandidate dhe kemi votue nen vezhgimin e kamerave, kurrkush nuk mundet me ma marre kete legjitimitet”.

Keshtu ka thane ne Rrokum Roll, Shefqet Dibrani, kryetar i deges se LDK ne Zvicer.

Simbas tij, edhe pse ne Kosove Isa Mustafa i ka shnderrue njerezit ne LDK si vegla te tij, ne Zvicer nuk ka me mujt.

“Simpatizantat e Mustafes ne Zvicer i nxen nji autobus”, aludoi Dibrani.

Tue kallxue se e ka nji arkiv te tane ne shtepine e tij ne Zvicer, ku ka argumente per keqperdorime nga Mustafa, Dibrani vleresoi se Mustafa po sillet keq me anetare te LDK nga diaspora vetem per kete arsye.

“Deri ne fund kemi me i shkue e kemi me kallxue se sa e urren Mustafa demokracine dhe boten e lire”, ka vlersue Dibrani.

“Une kam marr mesazhe, por une e kam nji obligim ndaj votuesve ne Zvicer, nuk lejoj me i shkaterrue Isa Mustafa me klanin e tij. Tute nuk kam, le ta din edhe Mustafa edhe te tjeret. Si te jam i gjalle, me shpirt kam me shkue”, tha Dibrani per mbajtjen e Kuvendit te LDK’s te Shtunen.

“Donika asht nji yll per diasporen, se dihet se çka ka ba me zyrtaret serb”, tha ai nder tjera, tue fole per rastin e Donika Gervalles ne LDK.

Ne vazhdim, Dibrani tue fole per peticionin, ku kerkohet doreheqja e Mustafes, tha se nese ka vullnet, ai peticion ka me ardhe edhe neper deget e LDK’s ne Kosove.

“Isa Mustafa asht nji pule e lagt para personaliteteve serbe, e ndaj shqiptareve e anetareve te partise se tij asht diktator. Mustafa njanen kambe e ka pase ne institucionet shtetnore e tjetren ne Serbi”, vleresoi ai.

“Nji auditor me ka thane, vetem Hashim Thaçi e ka shtri rrjeten e tij naper institucione, e mbas tij asht Isa Mustafa”.

“Mbi cilen vlere Isa Mustafa u ba akademik, mbi cilin liber”, pyeti Dibrani.

Krejt ne fund, Dibrani tha se shpreson se, mbrenda LDK ka mbete nji shtrese e pa perfshime ne krim ekonomik dhe politik, dhe qe mundet me nxjerre LDK nga kjo gjendje.