“Die Welt”: Gjermania kundër heqjes së vizave për Kosovën, Gjeorgjinë dhe Ukrainën

vizatelegraf

Në Berlin po rritet kundërshtimi ndaj planeve të Komisionit Europian për liberalizimin e vizave për Gjeorgjinë, Ukrainën dhe Kosovën, nga friga se kanë me u rritë problemet me krimin dhe fluksin e azilkërkuesve të rij, shkruen sot “Welt am Sonntag”, tuee ju referue qarqeve të afërta me qeverinë gjermane.

Gjeorgjia ka nji problem të madh me krimin e organizuem, në përputhje me qarqet drejtuese të Berlinit, dhe liberalizimin e vizave për Ballkanin Perendimor të vitit të kaluem kur në mënyrë të konsiderueshme u rrit numri i aplikimeve të pabaza për azil në Gjermani.

Simbas “Die Welt”, friga e abuzimeve të reja masive të kërkesave për azil në kuadër të liberalizimit të vizave asht e madhe.

Shqetësimi, me këtë rast, asht shprehë edhe nga Ministri i Mbrendshëm Thomas de Maiziere, ka shkrue gazeta “Die Welt”.

Kjo asht arsyeja pse Gjermania dhe Franca kanë shtye futjen e nji klauzole të veçantë, e cila parashikon se shtetet anëtare të BE’s munden me ngadalësue liberalizimin e vizave.

Ministrat e Drejtësisë dhe të Punëve të Mbrendshme të BE’s kanë me dhanë dritën e gjelbërt për liberalizimin e vizave këtë të Ejte, siç asht planifikue, shkruen gazeta gjermane.