Digjet fabrika. 3 punëtorë e nji zjarrfikës lendohen!

2-fabrika

Tre punëtorë dhe nji zjarrfikës janë lendue si pasojë e perfshimjes së zjarrit në fabrikën e këpucëve, e cila gjendet në magjistralen Ferizaj-Shkup.

Ekipet e zjarrfikësve kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po tentojnë ta shuejnë zjarrin.

Ende nuk dihen se si asht perfshi nga zjarri kjo fabrikë.

Simbas zjarrfikësve asht problem të menaxhohet situata për shkak se objekti asht shumë i madh.

Ata kanë kerkue ndihmë nga zjarrfikësit e Kaçanikut, Lipjanit, Shtimes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës dhe disa pjesëtar të KFOR’it.

 

Digjet fabrika e këpucëve në Ferizaj

 

Fabrika e këpucëve “Geris” në Ferizaj ka marrë flakë për shkaqe ende të panjohuna.

Nga policia Klan Kosova meson se damet janë të konsiderueshme, ndërsa të gjitha njisitet policore dhe ato të zjarrfikësve janë në vendin e ngjarjes, tue u përball me flakët.

 

fabrika

 

3-fabrika