Diktatori korean teston nji raketë me karburant solid

testimikoreaa

Koreja e Veriut testoi me sukses nji raketë të mbushun me të ashtuquejtunin karburant solid, njoftoi sot media shtetnore e vendit komunist.

”Pretendimi për këtë test erdhi nga lideri Kim Jong Un, në kohën kur po vizitonte zonën ku do të kryhej lëshimi i raketës”, njoftoi agjencia koreanojugore e lajmeve, Yonhap, që citon agjencinë zyrtare koreanoveriore të lajmeve, KCNA.

“Suksesi i kësaj rakete do të shkaktojë terror dhe tmerr në zemrat e armiqve tanë”, deklaroi Kim.

“Na do të vazhdojmë t’arrijmë suksese në shkencën e mbrojtjes, që do t’i bajë armiqtë tanë të dridhen nga friga”, shtoi ai.

”Koreja e Jugut po përgaditë kundërmasat”, deklaroi Moon Sang Gyun, zadhanës i Ministrisë koreanojugore të Mbrojtjes Kombëtare.

Ky test vjen në nderkohë të rritjes së tensionit në gadishull, që kur Pheniani realizoi nji shpërthim bërthamor Kallnorin e kaluem dhe leshoi nji raketë me rreze të gjatë veprimi në Fror. /DPA/