Dikur banin hajgare për pamjen, sot asht grueja ma e fuqishme e botës (video)

Me pas thanë najkush në vitin 1988 se nji grue, e cila u rrit në nji komunizëm të zhurmshëm, nji ditë ka me u ba udhëheqësja e nji Gjermanie të bashkueme, pak njerëz kishin me besue.

Megjithatë, ky skenar u ba i vërtetë. Merkel siguroi mandatin e katërt, me çka barazohet me mentorin e saj politik, Helmut Kohl, derisa pa të asht e pamundun me imagjinue Europën.

Paraqitja e saj në politikë u konsiderue e mistershme, ndërsa kritikat për pamjen e saj ishin të shumta.

Kryeministri i parë dhe i fundit i zgjedhun i Republikës Socialiste Demokratike nji herë tha se paraqitja e Merkelit ishte krejtësisht e mistershme.

“Ajo nuk kujdesej për pamjen e jashtme mbi të gjitha. Ajo dukej si nji shkencëtare mesatare gjermano-lindore me nji fustan të mvarun, sandalle me gladiatorë dhe flokë të shkurta”, – tha De Maiziere, i cili madje i kërkoi shefit të tij të kabinetit me ja ble asaj nji “veshje ma të dëshirueshme”.

Shperndaje në: