Dikush ja ka ndërpre internetin themeluesit të Wikileaks

“Wikileaks” ka ba të ditun se nji person i paidentifikuem shtetnor ia ka ndërpre qasjen në internet themeluesit të vet, Julian Assange.

Assange asht tue kërkue azil në Ambasadën e Ekuadorit në Londër që nga viti 2012, në përpjekje për t’iu shmangë ekstradimit për akuzat për sulm seksual shkruen BBC.

Ende nuk dihet se qysh i asht ndërpre interneti atij.

Së fundi, “Wikileaks” asht tue publikue emaile të fushatës zgjedhore të Hillary Clinton’it.