Dikush nga PDK nuk po e mbështet Lladrovcin për kryetar të Drenasit

Kandidatura e Ramiz Lladrovcit në komunën e Drenasit duket se nuk po pritet mirë as nga disa eksponentë mbrenda PDK’s.

Deputeti Bislim Zogaj nga PDK në legjislaturën e fundit, ka konfirmue qëndrimin e tij kundër rikandidimit të Lladrovcit për kryetar të Komunës së Drenasit.

Ai rikonfirmoi sot për KosovaPress se mbështet listën e PDK me kandidatë për asambleistë, por jo edhe kandidatin për kryetar.

“Mendoj se kandidati që ka caktue PDK’ja për kryetar nuk i përfaqëson interesat e qytetarëve të Drenasit”, tha Zogaj.