Dikush po thotë se Mali i Zi mundet me tërheqë njohjen e Kosovës

Kryeministri i Malit të Zi Milo Djukanovic ka deklarue se Mali i Zi dhe Kosova mund ta dërgojnë në arbitrazh ndërkombëtar çashtjen e demarkacionit nëse nuk arrijnë pajtim. Ai ka thanë se nuk duhet të lejohet që Podgorica dhe Prishtina t’i prishin raportet tue theksue se vendi i tij nuk e do asnji metër të Kosovës. Por, zadhënësi i Qeverisë Faton Abdullahu ka thanë se Mali i Zi mund ta tërheq njohjen që i kishte ba Republikës së Kosovës.

Statusi i Abdullahut në Facebook:

Pajtimi për demarkacionin që mund ta na sjell humbje të pariparueshme Nëse do të pajtohemi pozitë dhe opozitë për demarkacionin, ashtu sikur pretendon opozita, tek atëherë do të shohim çka do të humb Kosova, tek atëherë do të shohim çka do të thotë mospajtimi. Mospajtim dhe humbje e shansit për vazhdim të normalizimit të marrëdhënieve me Malin e Zi vend i cili pas Serbisë e ka potencialin përbrenda për të qenë kundër nesh dhe këtë në të ardhmen mund ta bëj deri në tërheqjen e njohjes së pavarësisë. Mospajtim deri në humbjen e shansit për integrime evropiane, sepse në rrugëtimin tonë për në BE, do të na ndezet drita e kuqe. Mospajtim me SHBA-t duke fituar logjika kryeneçe opozitare se ne ‘populli i përvuajtur i një vendi të vogël’ mund ta kemi mirë dhe jo SHBA-t, që do të mund të vazhdohet ngjashëm edhe për ‘Asociacionin’ edhe për procese tjera. Humbje e mundësisë që si shtet i ri ta ndihmojmë tutje procesin e forcimit dhe konsolidimit të pranisë politiko-ushtarake të NATO-s në Ballkan. Transformimi i FSK-së dhe Vizat as që do të na bien në mend.